Një drejtues motoçiklete është ndaluar nga Njësiti i Trafikut Rajonal në Prishtinë pasi gjatë një kontrolli në zonën e Fushë Kosovës, i janë gjetur substanca që dyshohet të jenë lëndë narkotike të llojit marihuanë.
I dyshuari është proceduar menjëherë për veprime të mëtejshme ligjore dhe hetimore nga Stacioni Policor në Fushë Kosovë.
Sipas Policisë së Kosovës, ky ndalim është pjesë e kontrolleve të rregullta në trafik dhe i angazhimeve të vazhdueshme për luftimin e shpërndarjes dhe posedimit të substancave të paligjshme, si dhe për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.
“Ky veprim është pjesë e angazhimit tonë të përhershëm për luftimin e shpërndarjes dhe posedimit të substancave të paligjshme, si dhe për garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunim dhe u bën thirrje që çdo aktivitet të dyshimtë ta raportojnë në numrat kontaktues 192 ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
21 Janari/ 15 vite nga vrasja e 4 protestuesve në Bulevardin...
15 vite nga 21 Janari, Rama: Krim shtetëror i pashembullt, d...
Kryetari i Kuvendit bën homazhe te varri i Ibrahim Rugovës
“Franga, dollar dhe euro”, qytetarët gjejnë kuletën dhe e do...
20-vjetori i vdekjes së Presidentit Rugova, Presidenca organ...
20 vjet nga vdekja e presidentit historik, Ibrahim Rugova