Rreth 30 mijë banorë janë urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre në qytetin gjerman të Pforzheimit, pasi gjatë punimeve të ndërtimit u zbulua një bombë e pashpërthyer nga Lufta e Dytë Botërore.
Sipas policisë, bomba me peshë 1,8 ton pritet të çaktivizohet sot gjatë ditës, ndërsa zjarrfikësit po kontrollojnë zonën për t’u siguruar që të gjithë banorët janë evakuuar.
Bëhet fjalë për një bombë të tipit HC-4000, e cila u gjet në pjesën lindore të qytetit, rreth 40 kilometra në veriperëndim të Shtutgartit.
Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se bomba nuk paraqiste “rrezik të menjëhershëm për publikun”, megjithatë u krijua një zonë sigurie me rreze 1,5 kilometra përreth vendit ku u gjet mjeti shpërthyes.
Evakuimi ka prekur edhe pjesë të qendrës së qytetit, ndërsa disa linja të transportit publik janë pezulluar përkohësisht gjatë operacionit të çaktivizimit.
Sipas zyrtarëve, bomba përmban rreth 1, 35 ton material shpërthyes.
Më shumë se 80 vite pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, zbulimi i bombave të pashpërthyera mbetet ende i zakonshëm në shumë zona të Gjermanisë./rtk
Rregulla të reja në Ulqin: Gjoba deri në 500 euro për ata që...
“Përse u ndave me babin”, pyetja e sikletshme që...
E ofendoi publikisht, Fabjola për Arbanën: Ajo nuk duhet të ...
Kurti: Do të investojmë 30 milionë euro në parqe industriale
Hamza: Qytetarët kanë nevojë për zgjidhje serioze, jo për pë...
Evakuim masiv në Pforzheim: Rreth 30 mijë banorë largohen pa...