Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit, Bedri Hamza, ka deklaruar se qytetarët e Kosovës po përballen me sfida serioze, të cilat kërkojnë trajtim serioz dhe përgjegjësi institucionale.
“Qytetarët tanë po përballen me sfida serioze, dhe seriozisht do t’i trajtojmë një nga një. Nga rritja e pagave dhe pensioneve, te investimet në shëndetësi, arsim e infrastrukturë, për më shumë zhvillim, mirëqenie dhe dinjitet për secilin qytetar”, ka shkruar Hamza.
Ai ka bërë thirrje edhe për një kulturë tjetër politike në vend, duke theksuar se respekti dhe bashkëpunimi janë mënyra e vetme për të çuar Kosovën përpara.
“Respekti dhe bashkëpunimi i ndërsjellë janë rruga përpara. Jo përçarja, konflikti dhe propaganda”, u shpreh ai.
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen më 7 qershor 2026.
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...