Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e dy personave në Klinë, të cilët dyshohet se kanë penguar dhe sulmuar zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës.
Sipas raportit policor, dy të dyshuarit fillimisht kanë penguar, e më pas kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë që ishin në detyrë zyrtare.
“Rr. Bill Klinton, Klinë / 16.05.2026 – 17:45. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k, pasi që kishin penguar dhe më pas sulmuar fizikisht dy zyrtar policor, të cilët ishin në kryerje të detyrës zyrtar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK./Arbresh.info
Gjenden armë e pajisje ushtarake në një shtëpi të pabanuar n...
Xhiro e 33-të në Superligë, të gjitha duelet zhvillohen sot
Ebola alarmon Afrikën, OBSH shpall emergjencë globale në Rep...
Alis arrin vendin e 13-të në Eurovizion, ‘Nan’ mori 145 pi...
Afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës mbyllet sot
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë