Gjatë një kontrolli në një shtëpi të pabanuar në Zubin Potok, Policia e Kosovës ka gjetur armë, municione, uniforma e pajisje të tjera ushtarake.
Sipas Policisë, rasti është iniciuar si armëmbajtje pa leje dhe se po hetohet nga njësitet kompetente.
“Crepule, Zubin Potok /16.05.2026 – 12:20. Gjatë kontroll të një shtëpie të pa banuar (e vjetër) janë gjetur dhe sekuestruar një armë AK-47 me një karikator të zbrazët, nje pushkë ajrore me municion (diabolla), një armë artizanale, një fishek i kalibrit të madh (NK-1974), një helmete ushtarake, një çantë ushtarake me pajisje për pastrim të armëve, një uniforme ushtarake e kamufluar. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, njofton Policia.
Kurti në Mushtisht me pensionistët, premton reformë në siste...
“Shqipëria e para në rajon për prokurimet publike”, Rama fle...
Gjenden armë e pajisje ushtarake në një shtëpi të pabanuar n...
Xhiro e 33-të në Superligë, të gjitha duelet zhvillohen sot
Ebola alarmon Afrikën, OBSH shpall emergjencë globale në Rep...
Alis arrin vendin e 13-të në Eurovizion, ‘Nan’ mori 145 pi...