Është gjetur në zonën e Deçanit një person me inicialet M.S, i cili ishte raportuar se ishte zhdukur në Leposaviq muajin e kaluar.
Sipas njoftimit të policisë, ai u gjet nga njësitë patrolluese në Deçan, shkruan Arbresh.info.
“Me datë 28.04.2026, në Stacionin Policor në Leposaviq, nga familjarët është raportuar zhdukja e një personi mashkull me inicialet M.S. (1990). Sipas deklarimeve të familjarëve, i njëjti kishte pasur herë pas here probleme psikike. Sipas informatave të tyre, në momentin e kontaktit të fundit ai kishte qenë në Serbi dhe kishte deklaruar se do të kthehej në Kosovë”, njoftoi Policia.
“Policia ka ndërmarrë veprime të menjëhershme hetimore, duke njoftuar të gjitha stacionet policore dhe pikat kufitare. Nga veprimet e shpejta policore është konstatuar se personi kishte hyrë në Kosovë me datë 28.04.2026. Po të njëjtën ditë, i njëjti kishte qëndruar në Manastirin e Deçanit dhe më pas ishte larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim.
Policia thotë se gjetja e tij u bë në koordinim me stacionet e tjera policore.
“Në koordinim me stacionet tjera policore dhe veprimeve operative në terren, me datë 17.05.2026 rreth orës 10:00, nga Stacioni Policor në Deçan është pranuar informatë se personi M.S. është gjetur në zonën e Deçanit nga njësitë patrulluese policore”.
“Familjarët janë njoftuar lidhur me rastin, ndërsa sipas informatave të para gjendja e tij për momentin është stabile.
Policia mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve dhe garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët. Për çdo rast apo informatë të rëndësishme, qytetarët mund të raportojnë në numrin emergjent 192”, bën të ditur policia./Arbresh.info
Man United mposht Nottingham-in, siguron Champions-in
Nagavci pas takimeve me bashkatdhetarët: Rrugës për në Gjako...
Kurti: VV-ja ka rekord 51.1%, opozita ka nevojë për një humb...
Shkurte Fejza mesazh studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Ve...
Korçë, dyshime për eksploziv/ Rrethohet lagjja 18, forcat xh...
Gjendet i gjallë 36-vjeçari i zhdukur prej më shumë se dy ja...