Hoxhaj i gëzohet dënimit të Mlladiqit: Kjo tregon qartë se kush ka kryer krime kundër njerëzimit në Ballkan

17:32 | 8 Qershor 2021

Ushtrues i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, e ka mirëpritur konfirmimin e Gjykatës së Apelit në Hagë për dënimin me burgim të përjetshëm ndaj kriminelit serb, Ratko Mlladiq.

Hoxhaj, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se rikonfirmimi i dënimit për Ratko Mladiq, është e vërteta e Serbisë dhe krimeve kundër njerëzimit në Ballkan!

“Kasapit të Ballkanit” Ratko Mladiq, sot iu rikonfirmua dënimi me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit, vendim që kishte ndërmarrë Tribunali i Hagës në nëntor të vitit 2017. I akuzuar dhe dënuar për krime lufte në ish-Jugosllavi, Ratko Mladiq është përgjegjës për vrasjen e mijëra njerëzve, përfshirë orkestrimin dhe ekzekutimin e Masakrës më të madhe në Evropë pas Luftës së Dytë botërore, atë të Srebrenicës”, shkruan Hoxhaj.

Ai, madje ka cituar disa nga urdhërat e Mlladiqit gjatë luftës në Bosnje, shkruan arbresh.info.

“Qëlloni vetëm në mish njeriu! Vetëm njerëzit duhet t’i qëlloni!” – nën këtë urdhër të kriminelit Mladiq, kriminelët tjerë serbë ekzekutuan rreth 8.000 boshnjakë, kryesisht djem, burra dhe pleq dhe i hodhën në varre masive. Për gjatë tri viteve të gjata të luftës në Bosnje, të mbushura me krime kundër njerëzimit, Mladiq dhe kriminelët e udhëhequr nga ai, kishin vrarë, plaçkitur dhunuar e zhvendosur mijëra qytetarë joserb, kryesisht boshnjakë të besimit Islam”, ka shkruar Hoxhaj./arbresh.info/

Reagimi i plotë:

Lajmet më të lexuara