Gazetari shqiptar, Çim Peka ka thënë se ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, do të emërohet ministre në Qeverinë “Rama 3”.
Peka ka thënë se Çitaku si “njeriu më i afërt i Hashim Thaçit dhe mike personale e familjes Rama”, do ta marrë postin e ministres së Punëve të Jashtme në Qeverinë e re shqiptare.
Lidhur me këtë deklaratë, kryetari në detyrë i kësaj partie, Enver Hoxhaj thotë se nuk është takuar me Çitakun që të bisedojë për këtë.
“Nuk jam takuar me Çitakun që të bisedojmë se çfarë po raportohet nëpër media”, tha ai.
Ndërsa thotë se po të vendosej Çitaku në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë do të ishte mirë.
“Do të ishte mirë nëse ndodh, por nuk kam ndonjë informatë”, shtoi Hoxhaj në RTK.
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja