Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorë, priti në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralin Ozkan Ulutas, i cili po ashtu ishte i shoqëruar nga stafi i tij.
Në takim ndër të tjera u diskutuan tema të ndryshme të cilat ishin në interes të situatës së sigurisë në Republikën e Kosovës, transmeton Arbresh.info.
Sipas njoftimit për media, në takim u konfirmua vazhdimi i bashkëpunimit të mëtejmë dhe avancimi i shkëmbimit të informacioneve në funksion të ruajtjes së një ambienti më të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim. Pikë tjetër e diskutimeve ishin aktivitetet e përbashkëta në mes të PK-së dhe KFOR-it, të cilat reflektojnë në situatën e sigurisë në tërë vendin, përfshirë veriun.
“Të dy palët u dakorduan se vazhdimi i bashkëpunimit, mirëbesimit dhe realizimit të aktiviteteve të përbashkëta, ndikon në rritjen e mëtejme të nivelit të sigurisë së përgjithshm”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...