Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se ka mposhtur në garën për kreun e komunës “kandidatin më të mirë e më serioz që Vetëvendosje e ka e ka mundur ta ketë për Gjilanin”.
“Megjithatë ai është kandidati i vetëm që në balotazh ka humbur vota, ka pasur më pak se në rundin e parë”, ka thënë Haziri në “Interaktiv” të KTV-së, teksa ka shtuar se Sami Kurteshi nuk e ka uruar ende pas rezultatit të zgjedhjeve lokale.
“Ndonëse publikisht ka thënë se do të më uroj, madje se do të më uroj publikisht, ende nuk e ka bërë këtë”, ka thënë Haziri.
Fitorja që ai e ka quajtur plebishitare në Gjilan, ka thënë se e bënë atë më përgjegjës./Koha.net/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...