Bashkimi Evropian të hënën, më 2 mars, do t’i heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, tha kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.
Ajo, pas mbledhjes së kryesisë së kuvendit, tha se e përshëndet këtë veprim nga Bashkimi Evropian, megjithëse me vonesë,
“Informacionet tona janë se sot do të vendoset në këtë drejtim. Si kryetare e kuvendit e përshëndes heqjen e masave të padrejta, ndonëse me vonesë”, tha Haxhiu pas mbledhjes së kryesisë së kuvendit.
Bashkimi Evropian (BE) vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës në qershor të vitit 2023. Masat u vendosën si përgjigje për shkak të tensioneve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, pasi kryetarët shqiptarë të katër komunave në veri morën mandatet.
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...