Nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka thënë se sot përveç zgjedhjes së Kryeparlamentarit, do të mund të bëhej edhe konstituimi i Kuvendit dhe largimi i përfaqësuesit të Listës Serbe nga Kryesia.
Në një postim në Facebook, Haxhiu ka thënë se Nenad Rashiq do të ishte zgjidhur Nënkryetar i Kuvendit për gjashtë vota më shumë, teksa ka thënë se “opozita nuk pati as vullnetin dhe as guximin e nevojshëm.
” Rashiq ka siguruar vota 55 për, një kundër dhe 17 abstenime.
Ajo shpreson që deri të enjten, kur është caktuar seanca e radhës, të ketë reflektim nga partitë opozitare.
“Duke e ditur që kryeterroristi Milan Radoiçiq është kryetar formal i Listës serbe, le të përbashkohemi për Kosovën dhe sidomos për nder të heronjve tanë, si Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku”, ka shkruar Haxhiu.
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...
Dogana zbulon veprimet që përbëjnë kundërvajtje -vlera rreth...
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...