Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas nisjes së hetimeve nga Prokuroria Themelore e Prishtinës rreth zyrtarëve që dyshohet se kanë publikuar informata konfidenciale gjatë negociatave për sigurimin e vaksinave nga Qeveria e Kosovës dhe Pfizer.
Haxhiu e ka bërë fajtor ish-ministrin Armend Zemaj për situatën e krijuar, dhe sipas saj, Kosova është në këtë gjendje për shkak të ish-Qeverisë.
“Ne jemi në situatë të tillë për shkak neglizhencës e menaxhimit të keq nga Qeveria e kaluar, ish Ministri i së cilës sot tenton që për mospunën e tij ta bëjë përgjegjës Ministrin Vitia. Jo, qytetarët tashmë e kanë kuptuar se kush dhe për çfarë angazhohet!”, ka shkruar Haxhiu në Facebook./arbresh.info/
Reagimi i plotë:
Tendenca për të njollosur punën dhe angazhimin e Ministrit Vitia është asgjë tjetër veçse tendencë për rrezikimin e jetës së qytetarëve me anë të publikimit të dokumenteve konfidenciale. Me interpretime qëllimshëm të devijuara nuk mund të shpaloset realiteti. E kuptoj plotësisht punën e medieve, por nuk mund të quhet “punë medie” nëse publikon diçka që rrezikon furnizimin me vaksina.
I lus mediet e gazetarët që kanë qëllime të mira që të jemi bashkë në këtë përpjekje me qëllim të shpëtimit të jetëve të qytetarëve tanë. Sigurimi i vaksinave është top prioritet dhe për këtë po angazhohet ditë e natë Qeveria.
Ne jemi në situatë të tillë për shkak neglizhencës e menaxhimit të keq nga Qeveria e kaluar, ish Ministri i së cilës sot tenton që për mospunën e tij ta bëjë përgjegjës Ministrin Vitia. Jo, qytetarët tashmë e kanë kuptuar se kush dhe për çfarë angazhohet!
Siç kishte raportuar Insajderi, ministri Vitia kishte refuzuar nënshkrimin e një kontrate me Pfizer dhe BioNTech, derisa kjo është mohuar nga ministri Vitia.
Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...