Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kujtuar 26 vjetorin e Masakrës së Abrisë.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo ka thënë se mbetet që parreshtur institucionet e Kosovës të vazhdojnë angazhimin në adresimin e krimeve të luftës dhe kërkimin e drejtësisë, shkruan Arbresh.info.
“Sot kujtojmë një nga ngjarjet më makabre në historinë e Kosovës, masakrën e Abrisë së Epërme në të cilën u vranë barbarisht nga forcat serbe, shqiptarë civil të familjes Deliu dhe Muliqi, të paarmatosur, përfshirë gra, fëmijë dhe pleq. As foshnja dy muajshe, as plaku 94 vjeç, dhe as gruaja shtatzënë nuk u krysen nga vrasjet mizore.”, ka shkruar ajo.
“Lavdi e përjetshme martirëve dhe dëshmorëve, që me gjakun e tyre kanë shkruar historinë për lirinë e Kosovës.”, u shpreh ajo./Arbresh.info/
Zbulohen 100 bimë të dyshuara narkotike në një arë me patate...
Kontrabanduan 30 dele nga Serbia, njëri arratiset e tjetri a...
27 Maji – Dita kur u konfirmua aktakuza për krime lufte ndaj...
Kurti sot zhvillon takim me kongresistë amerikanë
Izraeli intensifikon sulmet në Liban, mbi 30 viktima, mes ty...
Sot Kurban Bajrami, Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar d...