Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kujtuar Fehmi e Xhevë Lladrovcin si dhe Fatime Hetemi në 26-vjetorin e rënies së tyre.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo tha se ato do të mbeten shembull i përjetshëm i luftës sonë çlirimtare, shkruan Arbresh.info.
“Me rastin e 26 vjetorit të rënies së heronjve të kombit Fehmi e Xhevë Krasniqi Lladrovci dhe Fatime Hetemi
Fehmia, Xheva e Fatimja, do të mbeten përherë shembull i përjetshëm i luftës sonë çlirimtare, që simbolizon forcën e një populli që nuk u përkul para padrejtësive.”, ka shkruar ajo.
“Me rënien e tyre, ata ndezën një flakë të pashuar në zemrat e grave dhe burrave, duke i frymëzuar ata të vazhdojnë rezistencën deri në fitoren e plotë të lirisë. I kujtojmë me nderim e krenari për guximin dhe sakrificën që e lartësoi luftën tonë për liri. “, shtoi Haxhiu.
“Lavdi e përjetshme dëshmorëve të lirisë!”, përfundoi ministrja Haxhiu./Arbresh.info/
Zbulohen 100 bimë të dyshuara narkotike në një arë me patate...
Kontrabanduan 30 dele nga Serbia, njëri arratiset e tjetri a...
27 Maji – Dita kur u konfirmua aktakuza për krime lufte ndaj...
Kurti sot zhvillon takim me kongresistë amerikanë
Izraeli intensifikon sulmet në Liban, mbi 30 viktima, mes ty...
Sot Kurban Bajrami, Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar d...