Nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka lavdëruar kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku duke thënë se ai është serioz, njeri i punës, i përkushtimit dhe rezultateve.
Ajo theksoi se Çeku është ndryshe, shkruan Arbresh.info.
“Përparim Rama në çdo dalje publike shihet qartë, i nervozuar, i përhumbur dhe pa qetësi. Frika nga humbja e bën të humbasë toruan edhe në emisione. Qytetarët e Prishtinës e kanë ndier mospunën, arrogancën dhe moskokëçarjen.
Koha e mashtrimeve ka mbaruar. Nuk kalon më propaganda! Hajrulla Çeku është ndryshe. Është serioz, njeri i punës, i përkushtimit dhe rezultateve.”, ka shkruar ajo.
“Prishtina meriton drejtim të ri, me njerëz që e duan qytetin, dinë dhe duan ta çojnë qytetin përpara.”, u shpreh Haxhiu./Arbresh.info/
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116