Nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, u ka bërë lutje partive ish opozitare që ta votojnë buxhetin dhe marrëveshjet ndërkombëtare, si dhe mandatarin për Qeverinë e re, Glauk Konjufca.
Kështu, ajo tha indikacion se do ta tentojnë votimin e buxhetit para seancës për Qeverinë e re.
“Nuk kanë pasur vullnet për të tejkaluar situatat me të cilat jemi përballur. Buxheti nuk është buxheti i kryeministrit Kurti. Sot u bëj lutje që të kenë qasje pozitive, ta mendojnë interesin e shtetit dhe të jenë në seancë për të votuar dokumente shumë të rëndësishme, por në anën tjetër pas pak minutave e kemi edhe votimin e mandatarir.
Konjufca është i dyti më i votuari në Republikën e Kosovës. Sot është momenti që t’i japin mbështetje zotit Konjufca. Nuk kemi pse shkojmë në dy palë zgjedhje në një kohë të shkurtër. Kryetari i Kuvendit nuk e mbylli seancën por e ndërpreu, nëse ka ndonjë reflektim” , tha Haxhiu.
LEXO EDHE:
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116