Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar familjen e Don Fran Kolaj në Zllakuqan të Klinës me rastin e festës së Pashkëve.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj theksoi vlerën e traditës së bashkëjetesës ndërfetare tek shqiptarët.
“Shqiptarët, brez pas brezi, kanë kremtuar bashkë festat fetare të njëri-tjetrit. Kjo pasuri është ndër vlerat më unike të së kaluarës dhe të sotmes sonë si popull,” ka shkruar Haradinaj.
Ai ka rikujtuar lidhjen e fortë me familjen Kolaj, që sipas tij, ishte e pranishme edhe në kohët më të vështira.
“Ashtu siç ishim bashkë me brezin e vjetër në kohë të vështira, jemi bashkë edhe sot, në liri e në gëzime”, tha Haradinaj./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...