Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj tha se me Angilin kanë diskutuar për thellimin e marrëdhënieve bilaterale.
Haradinaj poashtu e ka falënderuar Turqinë për mbështetjen ndaj Kosovës.
“Pata kënaqësinë ta takoj ambasadorin e Turqisë në Kosovë, z. Sabri Tunç Angılı, me të cilin diskutuam për zhvillimet në vend dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe intensifikimin e partneritetit në fushat e interesit të ndërsjellë, sidomos në fushën e sigurisë dhe ekonomisë”, shkroi Haradinaj./Arbresh.info
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...