Kryeministri Ramush Haradinaj është takuar serish me deputetin Labinot Tahiri.
Kjo është bërë e ditur nga vet, kryeministri Haradinaj në një postim në Facebook.
Kreu i ekzekutivit ka thënë se së bashku me Tahirin në këtë takim kanë qenë edhe një grup fermerësh nga Ferizaj, ku u diskutua për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga breshëri, të cilët ditë më parë protestuan para Qeverisë.
Postimi i plot i Haradinajt:
Prita në takim një grup fermerësh nga komuna e Ferizajt të shoqëruar nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, me të cilët diskutuam dhe shqyrtuam modalitetet e kompenzimit të dëmeve të shkaktuara nga breshëri në këtë anë.
Theksova se Qeveria e vendit duke qenë përherë në mbështetje të fermerëve, do t’i shqyrtojë në afat optimal të gjitha mundësitë e trajtimit të kësaj teme në mënyrë që çështjet e ngritura nga ta të marrin kujdesin e merituar!
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...