Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur në Info Magazine të Klan Kosovës, nga Colmari i Francës, nga ku ka thënë se është peng dhe se drejtësia franceze ka rënë pre e Serbisë. Megjithatë, ai është shprehur i bindur se në fund do të ngadhënjejë.
“29 nëntor 2012 është vërtetuar e vërteta për pafajësinë time, por kjo nuk po i pëlqen Beogradit. S’ka qare, jemi në drejtën tonë. Do të jetë një lirim i pakusht. Jo gjyqtarët, por edhe gazetarët e kanë parë se nuk qëndron një kërkesë e tillë, krejtësisht politike”, ka thënë ai, duke shtuar se Serbisë duhet t’i tregohet vendi. “Fqinjët i kemi të këqij/ Serbisë duhet t’ja tregojmë vendin qysh ka bërë Kroacia”.
Haradinaj ka thënë po ashtu se Serbia u ka shkaktuar të gjithë fqinjëve përreth tragjedi, por se tashmë nuk mund t’i fusë duart në Kosovë.
“Na kanë nxirë jetën qindra vjet; sot ka dalë një brez tjetër që nuk lejon më të futen duart të shqiptarët, pavarësisht se çfarë ndodh me mua. Askush nuk do të na nëpërkëmbë. Le ta kuptojnë mirë se kemi në Kosovë asi djem si dikur që i kanë dalë Millosheviqit përballë”, ka shtuar Haradinaj.
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...
Trumpi thotë se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin me Irani...
Ambasadori amerikan në NATO mbërrin në Kosovë, Ambasada jep ...
Rama: Siguria ushqimore, sfida më komplekse e procesit të in...