Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është nervozuar me LDK-në, sot, gjatë debatit në Kuvendin e Kosovës për kompensimin e Bechtel Enka me 53 milionë euro.
Ai ka thënë se duhet kuptuar që 53 milionët kanë mundur të rriten shumë nëse Qeveria aktuale nuk do të vepronte.
“Deri në shtator të këtij vitit e vetmja temë e vjetër ka qemë gjyqësori. Në qeverisje s’kanë me mbet më tema të vjetra. …Çështja e arbitrazhit, qytetarit po doni me i thanë që kryeministri po e shkel ligjin….mirë që po ju dëgjon qytetari…..dallojmë shumë, disa i përfundojmë punët shpejt”, ka thënë ai.
Ishte Kujtim Shala i LDK-së ai që i tha të qëndronte në sallë, teksa Haradinaj po dilte.
E kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka deklaruar se Haradinaj dëgjon edhe kur del nga salla.
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...