Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot dëshmorët dhe martirët e Deçanit, në Ditën e përkujtimit të tyre.
Ai theksoi se Deçani, në kohët më të rënda, diti të ngrihej në ballë të proceseve për lirinë e vendit, duke i dalë zot Atdheut me bijtë më të mirë.
“Në përvjetorin e rënies, kujtojmë me pietet veprimtarin e çështjes kombëtare dhe prijësin e ‘Çetës së Llapit’, heroin Ali Ajeti”, tha Haradinaj.
Ai gjithashtu përkujtoi edhe rënien heroike të luftëtarëve të UÇK-së, Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj, të cilët u flijuan më 30 maj 1999, vetëm pak javë para çlirimit të vendit.
“Liria do të jetojë, deri sa të kujtohen ata që vendosën themelet e saj”, shtoi Haradinaj.
Burg i përjetshëm për Naimin, flet babi i Liridonës: Deshti ...
Avokati i familjes Ademaj paralajmëron apelimin e dënimit të...
Flick dëshiron rinovimin me Barçën, ëndrra e tij ta fitojë L...
Vrasja e Liridona Ademajt: Burgim i përjetshëm për Murselin ...
Naimi në burg përjetë, flet vëllai i Liridonës: Shkon për fë...
Lot dhe dhimbje në familjen Ademaj pas vendimit të gjykatës