Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka mirëpritur njohjen e Kosovës nga Siria.
Haradinaj tha se kjo njohje tregon se bashkëpunimi i ngushtë me miqtë dhe aleatët sjell rezultate të jashtëzakonshme, transmeton Arbresh.info.
Poashtu, kreu i AAK-së ka vlerësuar punën e Presidentes Vjosa Osmani për këtë sukses.
“Njohja e Kosovës nga Siria është lajm që tregon se bashkëpunimi i ngushtë me miqtë dhe aleatët sjell rezultate të jashtëzakonshme. Vlerësoj punën e Presidentes në këtë sukses për afirmimin e shtetit tonë, duke u bërë kështu 120 shtete që e njohin Kosovën që nga pavarësia e saj. Kemi shumë punë përpara, mirëpo Kosova është këtu për të qëndruar me botën demokratike, në një frymë me aleancat tona”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Njohja nga Siri, Pacolli për Vjosa Osmanin: Po e ndjek me vëmendje punën tuaj, mos u ndalni
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...