Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim përfaqësuesit e Bordit Menaxhues dhe Ekzekutiv të AKP’së. Hradinaj i ka kërkuar drejtuesve të AKP’së që çështja e Pallatit të Rinisë në Prishtinë të zgjidhet brenda një periudhe të shkurtë kohore.
Kreu i Qeverisë ka kërkuar nga AKP që Pallatin e Rinisë t’ua kthejë prishtinaseve.
Gjatë takimit Haradinaj ka kërkuar nga udhëheqja e AKP-së që të nisin procedurat adekuate konform ligjeve në fuqi, që fati i Pallatit të Rinisë në Prishtinë të marrë epilog, përkatësisht që t’u kthehet qytetarëve të Prishtinës, të cilët gjatë viteve ‘70 të shekullit të kaluar kanë paguar vetkontribut për ndërtimin e tij. Ai kërkoi nga Bordi i AKP-së që të fillojë procedurat ligjore të cilat mundësojnë që për një kohë optimale me Pallatin e Rinisë të menaxhojë Komuna e Prishtinës.
Në takim, në takim janë shtjelluar dhe janë diskutuar edhe tema shumë të rëndësishme, siç është çështja e Fabrikës së Gypave në Ferizaj, ku palët u dakorduan që gjetja e zgjidhjeve të kënaqshme për të gjithë është jetike për Kosovën.
Përfaqësuesit e AKP-së kanë bërë të ditur se sot ia kanë dorëzuar kryeministrit Studimin e Fizibilitetit (versionin në gjuhën shqipe) për konsolidimin e Trepçës, si kompani ligjore afariste e mëvetësishme.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...