Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim menaxhmentin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, të udhëhequr nga drejtori Ismet Ahmeti.
Në takim është biseduar për vazhdimin e fazës së dytë të zhvillimit të projektit për furnizim me ujë të pijshëm të 100 fshatrave në komunat Gjakovë, Rahovec dhe Prizren. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe ministri i Financave, Bedri Hamza dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.
Në takim është dakorduar që të vazhdojë mbështetja financiare, e mbetur në gjysmë për finalizim e fazës së dytë të këtij projekti, i cili planifikohet të përfundojë
në shtator të 2018-tës. Nga ky projekt do të përfitojnë direkt familjet e 100 fshatrave nga këto komuna të cilët do të furnizohen me ujë të pijshëm.
Kryeministri Haradinaj e vlerësoi shumë të rëndësishëm realizimin e këtij projekti, duke thënë se është i domosdoshëm për përmirësimin e jetës së qytetarëve, dhe premtoi mbështetjen e Qeverisë për të gjitha projektet që janë në shërbim të rritjes së mirëqenies së qytetarëve.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...