Kryetari i Aleancës për Ardhmnërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar Bedri Hamzën për zgjedhjen në krye të Partisë Demokratike të Kosovës.
Duke i uruar suksese në mandatin e tij, kreu i AAK-së i ka ofruar bashkëpunim.
“I nderuar z. Bedri Hamza,Ju uroj për zgjedhjen si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës! Ju uroj suksese në mandatin tuaj dhe ju ofroj bashkëpunim, në emër të Aleancës dhe timin, për interesat e qytetarëve dhe të mirën e Kosovës”, shkruan Haradinaj në një postim në Facebook.
Bedri Hamza erdhi në krye të PDK-së gjatë së hënës dhe në këtë pozitë e zëvendëson Memli Krasniqin.
Oda Amerikane-Qeverisë: Përmirësimi i klimës për bizneset kë...
DASH publikon listën me vendet më të rrezikshme, sa të sigur...
KEDS paralajmëron konferencë më 1 prill për njehsorët elektr...
Osmani: Historia e Nënës Ferdonije simbol i dhimbjes dhe qën...
Sot, dita e fundit e konkursit për rekrutimin e ushtarëve të...
Izraeli nis valë të re sulmesh në Iran