Gjatë takimit me kryeministrin, Emil Dimitriev, eurokomisari Johanes Han theksoi rëndësinë e respektimit të sovranitetit në vendosjen për çështjet me karakter shtetëror dhe kombëtar.
“Eurokomisari Han theksoi se Bashkimi Evropian e respekton integritetin e vendit tonë dhe ardhmërinë tonë evropiane. Bashkëbiseduesit theksuan se është me rëndësi të respektohet sovraniteti në vendosjen për çështjet me karakter shtetëror dhe kombëtar”, njoftojnë nga kabineti i kryeministrit.
Dimitriev dhe Han i kanë përshëndetur zgjedhjet e zbatuara parlamentare duke i vlerësuar si korrekte, të besueshme dhe demokratike dhe kanë prezantuar mendimet dhe pikëpamjet e tyre për aspekte të ndryshme të situatës aktuale politike. Gjatë takimit është diskutuar edhe për rëndësinë dhe nevojën nga anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe kanë dhënë vlerësim pozitive për marrëdhëniet e ndërsjella, si dhe reformat të cilat nevojiten për avancimin e standardeve në të gjitha sferat shoqërore dhe është shprehur gatishmëri drejt vazhdimit të bashkëpunimit në zbatimin e tyre.
“Deklaratat dhe veprimet e disa politikanëve nga vendet fqinje që shkaktojnë ndjenja negative tek qytetarët e Republikës së Maqedonisë nuk janë në funksion të përparimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore. Vendi ynë do të vazhdojë me zbatimin e politikave që nënkuptojnë bashkëpunim me të gjitha palët e interesuara në rajon në sfera të cilat janë me interes të përbashkët – ka deklaruar kryeministri Emil Dimitriev.
Në margjinat e Takimit ministror për Ballkanin Perëndimor, Han do të takohet me liderët e partive politike që janë të përfaqësuar në Kuvendin e Maqedonisë.
Eurokomisari Han në orën 16.00 do takojë liderin e Lëvizjes BESA në selinë e partisë së tij për t’i vazhduar më pas takimet në Kuvend në ora 16.15 me kreun e “Aleancës për Shqiptarët” Ziadin Sela, me ish kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi, Han do takohet në ora 17.15, ndërsa ,me kreun e BDI-së, Ali Ahmetin takimi është caktuar për në ora 17.30.
Han takimet do i vijojë me kreun e LSDM-së Zoran Zaev në orën 19.00. Ndërsa nga VMRO-DPMNE ende nuk kanë konfirmuar vendin dhe orën e takimit.
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...