Kandidati për kryeministër nga PDK-së, Bedri Hamza ka vizituar një fermë në Keqekollë me 70 lopë qumështore.
Me anë të një postimi në Facebook, Hamza tha se Kosova duhet ta rris prodhimin vendor dhe u shpreh se programi i tij, parasheh zgjerimin e subvencioneve dhe granteve, përcjell Arbresh.info.
“Nuk ka si qumështi i freskët në fshatrat tona! Zyrafetja dhe Afrimi kanë arritur të ndërtojnë një fermë moderne në Keqekollë, ku i mbajnë rreth 70 lopë qumështore dhe me këtë punë sigurojnë të ardhurat për familjen e tyre”, tha Hamza.
“Më bëri shumë përshtypje përkushtimi i tyre i madh në punë. Kosova duhet ta rris prodhimin vendor dhe programi im parasheh zgjerimin e subvencioneve dhe granteve, sidomos për prodhimet bujqësore dhe blegtorale. Kosova mundet ma mirë për bujqit dhe blegtorët tanë”, ka shkruar Hamza./Arbresh.info
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...