Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë sot se është i gatshëm ta formojë Qeverinë, nëse partia e parë nuk arrinë t’i krijojë institucionet.
Hamza, në një konferencë për media, theksoi se Kosova nuk e ka komoditetin që të ketë vakum institucional.
“Bazuar në situatën gjeopolitike dhe ekonomike, në të cilën ndodhet vendi, Kosova ka nevojë për institucione. Në rast se partia e parë nuk arrin brenda afateve ligjore dhe kushtetuese unë jam i gatshëm si kandidat për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës t’i marr përgjegjësitë për krijimin e Qeverisë. Jam në komunikim me partitë opozitare, që ne ta krijojmë qeverinë dhe t’ia japim institucionet vendit”, është shprehur Hamza.
Hamza ka njoftuar se është tërhequr nga mandati i deputetit.
“Unë, duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet, dje kam hequr dorë nga pozita e të qenit deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, sepse unë jam kryetar i Komunës së Mitrovicës. Komuna do të shkonte në zgjedhje. Do të ishte e padrejtë që brenda një periudhë të shkurtë, ndoshta më pak se 6 muaj, komuna të shkojë dy herë në zgjedhje. Do të ishte pengesë për zhvillimin e projekteve, por edhe barrë për buxhetin e Republikës së Kosovës dhe maltretim i qytetarëve të Mitrovicës”, ka thënë ai.
Hamza ka shprehur shqetësimin për stërzgjatjen e shpalljes dhe certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit./Arbresh.info/
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...