Profesori i Fakultetit të Studimeve Islame, Xhabir Hamiti, ka deklaruar se prijësit fetar duhet të kenë kujdes më shumë në lidhje me interpretimin e fesë, meqë sipas tij ata që e përdorin audiencën e tyre në shërbim ose dëmtim të unitetit kombëtar, nuk janë në shërbim të Zotit, sepse Zoti kërkon unitet dhe bashkim.
“Vetëm një person naiv dhe i paedukuar, është kundër tjetrit, dhe njerëzimi është krijuar dhe ka një gjenezë “Ademike”, të gjithë besojnë se njerëzit kanë një burim: Adami dhe Eva, apo Ademi dhe Hava”.
“Ne duhet ta trajtojmë secilin në mënyrën më të butë, t’i ndihmojmë të tjerëve pa marrë parasysh fenë. Vrazhdësia, lufta dhe urrejtja burojnë nga njeriu qe është naiv, nga i padituri që nuk e ka kuptuar mirë konceptin e besimit në Zot”, ka deklaruar teologu Hamiti në emisionin Info Magazine në Klan Kosova.
FSK ndez flakadanin në kazermën “Adem Jashari” në përmbyllje...
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët