Një person ka raportuar në polici se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar brenda palestrës sportive të shkollës duke vjedhur disa topa futbolli.
Në raportin e policisë thuhet se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 07:15 në rrugën “Esat Mekuli”, në Pejë, përcjell Arbresh.info.
Bëhet e ditur se vlera e dëmit është rreth 400 euro.
“Rruga Esat Mekuli, Pejë. 02.10.2023 – 07:15. Një mashkull kosovar, punëtor sigurimi, ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar brenda palestrës sportive të shkollës dhe nga aty kanë vjedhur disa topa futbolli, vlera e dëmit është rreth 400€. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info
FIFA sjell ndryshime të mëdha për Kupën e Botës 2026
Ngjarje e rëndë në Itali, ndërtesa rrënohet pas shpërthimit ...
KQZ nis Programin e Vëzhguesve Ndërkombëtarë për zgjedhjet e...
Sulmuesi njofton largimin nga Tirana
Votimi në Ambasadën e Kosovës në Hagë përmbyllet me sukses
SHBA i bën thirrje Evropës të fokusohet më shumë në siguri d...