Hajnat hyjnë në Podujevë, vjedhin stoli ari

08:50 | 15 Janar 2022

Një person është ankuar se hajnat kanë hyrë në shtëpinë e tij me forcë ku kanë vjedhur një sasi stoli ari, transmeton arbresh.info.

Policia në të arritur në vendin e ngjarjes ka vërejtur dy të dyshuarit duke u larguar-ikur në drejtim të panjohur dhe se gjatë ikjes të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri.

Nuk raportohet për të lënduar.

“Fsh. Dobërdol, Podujevë 13.01.2022 – 18:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar deri më tani të panjohur të maskuar, me forcë kanë depërtuar brenda shtëpisë së tij dhe nga aty kanë vjedhur një sasi stoli ari. Policia në të arritur në vendin e ngjarjes ka vërejtur dy të dyshuarit duke u larguar-ikur në drejtim të panjohur dhe se gjatë ikjes të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport të PK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara