Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka prezantuar sot 10 masat më urgjente që duhet t’i ndërmarr Qeveria Kurti.
Me këtë rast Arbëresha Loxha tha se hapi i parë i Qeveri Kurti është çështja e vazhdimit të dialogut më Serbinë, raporton arbresh.info
“Me marrjen mandatit Kurti pritet të ballafaqohet më një sër çështjet. Dialogu Kosovë-Serbi do të vazhdoj të mbetet prioritet. Qeveria Kurti duhet të ndërmarr masa për të unifikuar të gjitha partitë për të përfaqësuar Kosovën në këtë dialog. Qeveria Kurti hapin e dytë duhet ta ndërmarr në rrafshin e diplomacisë. Hapi i tretë është llogaridhënia she transparenca e Qeverisë. Hapi i katërt reforma në Administratë Publike. Hapi i pestë vettingu në Drejtësi”.
Ndërsa Përparim Kryeziu prezantoj edhe 5 hapat e tjerë qe Qeveria Kurti duhet të ndërmarr.
“Hapi i gjashtë mbikëqyrja e punës së Ministrave . Hapi i shtat rishikimi i emërimeve politike në institucion pa kritere. Hapi i tetë më të marr vendimin për heqjen e tarifës ndaj mallrave Serbe, Qeveria Kurti do të duhet të filloj negociatat me BE-në për pakon ERA 2. Hapi i nëntë është që Qeveri duhet të zhvilloj nja plan ekonomik që në thelb ka rritjen e konkurrushmerin. Dhe hapi i dhjet është qe Qeveri e re duhet të propozoj politika të punësimit”./arbresh.info/

Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...