Vazhdohet paraburgimi për punonjësen e OSBE-së në Kosovë, e akuzuar për spiunazh në favor të Serbisë
Punonjëses së misionit të OSBE-së në Kosovë, Jelena Gjukanoviq, e akuzuar për spiunazh në favor të Serbisë, i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj.
“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas propozimit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehures J.Gj., gjyqtari i kësaj çështje penale pas shqyrtimit të kërkesës, me datë 19.09.2025 përmes Aktvendimit ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që të njëjtës iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj, e cila masë do të llogaritet deri me datë 18.11.2025”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës për Arbresh.info.
Gjatë shqyrtimit fillestar, avokati mbrojtës ka kërkuar që paraburgimi të zëvendësohet me arrest shtëpiak, kërkesë që është kundërshtuar nga prokurori i çështjes.
Në seancën fillestare, e pandehura Gjukanoviq është deklaruar e pafajshme./Arbresh.info
Sot ditëlindja e themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qem...
Policia e Kosovës me aksion, identifikon mbi 300 automjete t...
Katër të arrestuar në Malishevë pas sulmit ndaj policëve
Kërkohet identifikimi i personave që u prezantuan rrejshëm s...
Ky është i moshuari që humbi jetën nga aksidenti i sotëm në ...
Fituesja e Çmimit Nobel për Paqen nga Venezuela ia dorëzon m...