Gjykata e Apelit e Kosovës, ka reaguar lidhur me Raportin e Auditimit mbi Efikasitetin e Menaxhimit të Lëndëve Civile në gjykatat themelore, të hartuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit.
“Gjykata e Apelit thekson se disa nga të gjeturat e këtij raporti, janë edhe shqetësime permanente të kësaj gjykate dhe kryetarit Hasan Shala, për të cilat po punohet që të evitohen.
Gjithsesi, kjo gjykatë, dëshiron ta njoftoj opinionin publik se nuk qëndrojnë konstatimet e Auditorit sipas të cilave numri i lëndëve civile të kthyera në rigjykim është 62 %.
Në bazë të raporteve tona statistikore, rezulton se numri i lëndëve civile të cilat kthehen në rigjykim është dukshëm më i vogël, konkretisht 29 %. Në 60 % të rasteve aktgjykimet e gjykatave të shkallës se parë vërtetohen, ndërsa pjesa tjetër ndryshohet”, thuhet në reagimin e Gjykatës së Apelit.
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance udhëton drejt Pakistani...
Mblidhen disa komisione parlamentare, projektligje të shumta...
Vizita në Emiratet e Bashkuara Arabe, kryeministri Rama ndan...
Çfarë thuhet në raportin e Amnesty International për Kosovën...
Vrasja e Liridona Ademajt, sot shpallet aktgjykimi
Irani paralajmëron Trump: Nuk pranojmë bisedime nën presion