Gjuajtje me armë zjarri janë raportuar në fshatin Mramor të Prishtinës.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur të dielën, derisa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tre fishekë, 110 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm dhe një DVR nga kamerat e sigurisë.
Nuk raportohet për të arrestuar, derisa rasti është ende nën hetime.
“Është raportuar për gjuajtje me armë zjarri ku njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar tre fishekë, një DVR nga kamerat e sigurisë si dhe 110 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info/
Vrasja e policit, ministri Lamallari: Kam kërkuar nisjen e p...
Prattipati: Kosova përball zgjedhjes strategjike, të veprojë...
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa