Dy persona janë arrestuar në Gjakovë pasi dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri në një aheng familjar, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar tri pistoleta me 104 fishekë, 29 gëzhoja dhe dy karikator, shkruan Arbresh.info.
Me vendim të prokurorit njëri është liruar dhe tjetri është dërguar në mbajtje.
“Gërqinë, Gjakovë /12.07.2025 – 12.07.2025. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që në një ahengu familjar kanë shtënë me armë zjarri. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar tri Pistoleta me 104 fishekë, 29 gëzhoja dhe dy karikator. Me vendim të prokurorit njëri është liruar dhe tjetri është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Ky është 39-vjeçari që vdiq dje në Llaushë të Skenderajt, so...
Mustafa thirrje partive: Merruni vesh për presidentin, shma...
Digjet kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”
Shoferi i dehur përplas me veturë dyvjeçarin në Ksamil, dërg...
Max Dowman i Arsenalit thyen rekordin e madh në Ligën e Kamp...
Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë