Agjencia për Informim dhe Privatësi, sot i ka shqiptuar gjobë Komunës së Fushë-Kosovës, konkretisht kryetarit Burim Berisha në vlerë prej 4.000 euro kjo për kufizim të qasjes në dokumente publike.
Kështu ka njoftuar përmes një shkrimi në “Facebook”, asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë, Vlonjat Hasani.
Ai ka dërguar kërkesë për qasje në dokumente publike për një konkurs në Arsim, por komuna nuk ia ka ofruar qasjen.
Hasani thotë se komuna e Fushë-Kosovës i prin listës së “komunave dembele duke mos bërë pothuajse asnjë punë për qytetarët, realizimin e investimeve kapitale e ka bërë vetëm 26%, ‘nepotizmi’ dhe punësimi në institucione publike ndodh vetëm nëse i ‘përmbushë egot politike të subjektit që e udhëheqë Komunën!’”
Për të mos mjaftuar kjo, sipas Hasani, “ata vazhdojnë të shkelin ligje, të thyejnë rregulla e rregullore, e të mohojnë qasje në dokumentet publike për qytetarët…”.
“Krejt kjo për t’i pamundësuar opinionit informimin për punët e dyshimta dhe të dëmshme që ata i bëjnë…!!! Agjencia për Informim dhe Privatësi, sot i ka shqiptuar gjobë Komunës, konkretisht Kryetarit Burim Berisha në vlerë prej 4.000€ për kufizim të qasjes në dokumente publike për kërkesat që i kam drejtuar Komunës”, potencoi asamblisti Vlonjat Hasani. /Arbresh.info/
Rikthimi i krizës në Hormuz, Trump thërret takim në Dhomën e...
Nis finalja e madhe e Big Brother VIP 5, spektakël me 500 dr...
Po zhvillonin gara, policia gjobitë ashpër dy të rinj në Fer...
Papa: Nuk është në interesin tim të debatoj me Trump
Kosova në disavantazh pas pjesës së parë ndaj Bullgarisë
Përleshje mes tre personave në Ferizaj, policia sekuestron n...