Një person është gjetur pa shenja jete në orët e hershme të mëngjesit në qytetin e Prizrenit.
Lajmi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai ka bërë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 07:25, kur policia ka pranuar informacion se në rrugën “Enver Buqa”, në lagjen Arbana, një person ishte gjetur i pajetë nga një fqinj.
Sipas tij, bëhet fjalë për një mashkull rreth 53-vjeçar me inicialet E.S., i cili jetonte vetëm me nënën e tij.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet emergjente, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij në shtëpi. Patrulla policore ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa në vijim kanë dalë edhe hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve”, ka thënë ai.
Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për egzaminim.
Lidhur me rastin është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”.
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...
Vrasja e policit, ministri Lamallari: Kam kërkuar nisjen e p...
Prattipati: Kosova përball zgjedhjes strategjike, të veprojë...
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...