Një person është gjetur pa shenja jete në një shtëpi në rrugën “Obria” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar për media zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 11:30.
“Sot, rreth orës 11:30 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në një shtëpi në rrugën Obria në Prishtinë. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, deklaroi Pllana.
Ai shtoi se policia, në koordinim me prokurorin e shtetit, ka nisur hetimet për ndriçimin e plotë të rastit.
“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, tha ai.
Njësitet policore janë duke punuar për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje.
Kurti: Pakoja 2.0 ishte planifikuar për shkak të inflacionit...
A do të jetë KFOR’it pjesë e grupit punues për xhandarmërinë...
Sveçla: Xhandarmëria synon forcimin e kufirit dhe rritjen e ...
Xhandarmëria do të bëhet me ligj nga legjislatura e ardhshme...
Kurti: Themelimi i xhandarmerisë është domosdoshmëri, do ta ...
Irani dhe SHBA shkëmbejnë sulme të reja ajrore