Një 66-vjeçar është gjetur pa shenja jete në Prizren, sot rreth orës 07:30 të mëngjesit.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Bytyqi tha se me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Ndërsa nga policia është hapur rast “Hetim i vdekjes”.
“Me datë 23.08.2024, rreth orës 07:30 është raportuar se një person mashkull i moshës 66 vjeç është gjet pa shenja jete. Vdekja e tij është konstatuar nga mjekët e emergjencës. Policia ka dal në vend ngjarje dhe ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes”, konfirmoi Bytyqi
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...