Dy persona janë gjetur pa shenja jetë të hënën në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth mesditës një mashkull është gjetur i shtrirë në rrugën Fahri Fazliu e i cili ka ndërruar jetë në Emergjencën e Prishtinës, shkruan arbresh.info.
Në njoftimin 24 orësh të PK-së thuhet se vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për obduksion.

Ndërsa pasdite rreth orës 17:00 një femër është gjetur pa shenja jete.
Edhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë 23.03.2020 – 11:20. Është gjetur i shtrirë në rrugë viktima mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në Emergjencën e Prishtinës, ku edhe ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion.
Prishtinë 23.03.2020 – 16:55. Është raportuar se viktima femër kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës, e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në njoftimin e Policisë./arbresh.info/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron