Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se Kosova sot shënoi edhe një moment tjetër të rëndësishëm në rrugëtimin e saj ndërkombëtar, njohjen nga Sudani.
Në një postim në Facebook, ajo u shpreh se mirënjohëse ndaj Sudanit dhe presidentes Vjosa Osmani për punën e saj.
“Kjo njohje vjen vetëm pak javë pas lajmit të mirë nga Kenia, duke forcuar më tej praninë dhe subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës në Afrikë dhe përtej saj”.
“Jemi thellësisht mirënjohës Sudanit për këtë vendim, Presidentes Osmani për punën e saj, si dhe të gjithë aleatëve tanë që kontribuuan në këtë sukses të përbashkët diplomatik”.
“Presim me padurim ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme diplomatike dhe bashkëpunimin konkret me Sudanin në fusha me interes të ndërsjellë”, tha Gërvalla.
Kurti sulmon ashpër liderët e opozitës: Katër veta në VV kan...
Haxhiu ia tërheq vërejtjen Haradinajt: Kujdes me gjuhën, mos...
Haradinaj i ashpër në Kuvend: Në energji kryehajni është Kur...
Komandanti i FSK-së e pret në vizitë zyrtare Agjutantin e Pë...
Kredia 90 miliardëshe për Ukrainën, BE-ja optimiste për vend...
Kombëtarja e Kosovës tek vajzat me ngritje historike në rang...