Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka organizuar sërish protestë për të kundërshtuar masat ndaj COVID-19 të vendosura nga Qeveria e Kosovës.
Arian Vrainca nga Shoqata e Gastronomëve dha detaje rreth protestës.
“Gastronomët janë më gati se kurrë dhe për këtë protestë janë mobilizuar gastronomët nga të gjitha qytetet e Kosovës. Nesër do të dëgjohet jashtëzakonisht shumë zëri ynë, i cili na është ndaluar që të komunikojmë me institucionet publike, po ashtu nesër do të shihet se sa po preket ekonomia dhe se nuk po dëmtohet vetëm gastronomia por e gjithë ekonomia”.
“Si shkak i mbylljes dhe mungesës së strategjisë është duke u dëmtuar e gjithë ekonomia e vendit. Institucionet shtetërore deri tani ka kanë injoruar dhe s’na kanë dëgjuar, për këtë nesër do të ketë një tubim masiv”, tha Vrainca në klan.
Protesta do të mbahet nesër nga ora 13:00 para ndërtesës së Qeverisë ku bashkë me gastronomët do të protestojnë edhe Oda e Hotelerisë së Kosovës.
Klinika Stomatologjike kryen suksesshëm rehabilitimin protet...
Rama në Tivat për Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Fokus në z...
Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndih...
Merz dhe Macron me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt ...
Dy persona therën me thikë në Prizren, policia zbulon detaje...
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...