Ish-deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se nuk dëshiron që ta komentojë atë se çfarë ka thënë ish-kolegu i tij në Kuvendine Kosovës, Sami Kurteshi.
Në fakt ka thënë se nuk e ka lexuar fare komentin e tij për “rastin Dehari”, e Kurteshi në mesin e shumë njerëzve e akuzon edhe Isa Mustafën teksa shtron pyetjen se “Kush e vrau Astrit Deharin”.
“E di çfarë ka dashtë të thotë me këtë Kurteshi, nuk e kam pa postimin e tij por më duket njëlloj paragjykimi sepse me këtë çështje është dashtë me u marrë drejtësia. Janë bërë ekspertiza, por mendoj se është e dhimbshme me e trajtu politikisht këtë rast, është shumë e dhimbshme. Mendoj se familja Dehari meriton më tepër respekt që të lihet e qetë në luftën e përditshme politike”, ka thënë Gashi.
Hysen Durmishi: Jam i turpëruar nga deklarata e Gecit!
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...