Kryetari i Istogut, Ilir Ferati së bashku me ministrin Faton Peci kanë nëshkruar një marrëveshje për bujqësi.
“Sot, në kuadër të investimeve kapitale në sektorin e ujitjes përmes projektit “Ndërtimi dhe rehabilitimi i sistemeve të ujitjes në Kosovë”, bashkë me Ministrin e MBPZHR-së z. Faton Peci nënshkruam memorandum bashkëpunimi për projektin “Rehabilitimin e Kanalit të Ujitjes – Jazi i Goges, (Trofte –Tomoc) Istog,” në vlerë prej 343,405.00 euro. Ky projekt pritet të jetë mbështetje e madhe në rritjen e kapaciteteve të ujitjes së tokave bujqësore, zgjerim i mundësive të fermerëve tanë për t’u fokusuar në sektorët me prioritet, siç janë pemët dhe perimet!I juaji,Iliri”, ka shkruar Ferati në Facebook.

Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...