Pas Vetëvendosjes, radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës me 716 vota, Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 553 vota, koalicioni AAK-PSD deri tani ka marrë 314 vota, kurse NISMA-AKR deri tash ka 242 vota.
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke u shfaqur edhe tabela me rezultate pas çdo numërimit të votave.
Numërimi i votave me postë pritet të përfundojë nesër, ndërsa gjithsej numri i votave nga diaspora është 13 mijë e 500.
Sipas rezultateve preliminare të Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 25.50 për qind, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.83 për qind. Partia Demokratike e Kosovës radhitet e treta me 21.25 për qind të votave, kurse koalicioni AAK-PSD në zgjedhjet e së dielës ka marrë 11.57 për qind./Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...