Komisioni Qendror i zgjedhjeve bëri të ditur se numërimi i votave të diasporës nga votimi fizik në përfaqësitë diplomatike pritet të përfundojë sot gjatë ditës për të vazhduar më pas me numërimin e votave me postë.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se deri më tani nuk ka pasur ndonjë problem gjatë procesit të numërimit të këtyre votave.
“Sa i përket numërimit të votave që u takojnë përfaqësive diplomatike ky proces do të kryhet sot , ditën e enjte për të nisur pastaj numërimin e votave të diasporës nga votimi me postë që janë më shumë se 63 mijë. Deri në mesnatë janë numëruar gati gjysma e kutive”, tha Elezi për RTV21.
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...
Lot e dhimbje, Albulena Haxhiu ndan pamjet nga varrimi i bab...
Zyrtari policor nën ndalim 48-orësh, akuzohet për ngacmimin ...
Bisedimet SHBA-Iran, CNN: Bota po pret në ankth se a do të k...
Shtrenjtohet pemët, perimet e mishi, ASK njofton për rritje ...