Profesori dhe eksperti amerikan, Alon Ben Meir po e vlerëson si shumë të rëndësishme marrëveshjen mes Kosovës dhe Izraelit për njohje reciproke dhe vendosjen e raporteve diplomatike me njëra tjetrën.
Ben Meir me anë të një postimi në Facebook ka thënë se një marrëveshje e tillë është shumë e rëndësishme, ngase Kosova është vendi i parë m shumicë muslimane që e vendos ambasadën në Jerusalem.
Postimi i plotë:
Vendosja e marrëdhënieve të plota diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit të hënën është shumë domethënëse, pasi Kosova do të jetë vendi i parë me shumicë myslimane që vendos ambasadën e saj në në Jeruzalem. Po kështu, njohja e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli dërgon një mesazh të qartë për pesë vendet e BE-së që kundërshtojnë sovranitetin e saj se legjitimiteti i saj si një komb i pavarur vetëm po rritet. E ardhmja e Kosovës është me BE-në, dhe pesë vendet në pritje duhet ta kuptojnë këtë më shpejt sesa më vonë./arbresh.info/
Ushtarë të KFOR-it zhvillojnë kualifikime për qitje në Camp ...
Arlind Sejdiu i bashkohet FC Ferizajt
Osmani dhe Haradinaj diskutojnë për Bordin e Paqes dhe zhvil...
BE dhe vendet arabe kundër zgjerimit izraelit në Bregun Perë...
Distria Krasniqi prinë në ranglistën botërore të xhudos
Me 11 vota ‘për’, certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 28...